Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë në Durrës ku ka inspektuar banesat, të cilat janë në rindërtim ku ka thënë se duhet patjetër të përmbyllet procesi i aplikimeve online deri më 28 shkurt.

Rama tha se do të bëhet gati një listë me qytetarët sa i përket shkallës së dëmeve dhe përfitimeve ose ndihma nga shteti që ata do të marrin dhe i tha edhe kryebashkiakut në detyrë të Durrësit, Zhyljen Varfajt se bashkia duhet të nxisë qytetarët të aplikojnë, pasi janë me mijëra që ende nuk kanë aplikuar kur ka dhe vetëm 7 ditë kohë.

EDI RAMA: Eshtë e domosdoshme që të mbyllen aplikimet deri në datën 28 shkurt. Deri në datën 8 ne do të përgatisim të gjitha dosjet pas vlerësimit të bashkive. Përndryshe procesi s’mund të avancojë për askënd që nuk bën aplikimin. Duhet të bëjë aplikimin sipas kuadrit ligjor dhe kërkesës për financimin. Prandaj janë bërë rreth 20 e ca mijë në të gjithë perimetrin, por ka mijëra të tjerë që duhet të aplikojnë tek ”Shtëpia Ime”. Nëse keni dokumenta aplikoni, nëse jo ka opsione të tjera aty.

ZHYLJEN VARFAJ: Ndërkohë ka filluar dhe procedura e qirasë për muajin e dytë. Një pjesë e mirë e qytetarëve janë të interesuar dhe po interesohen që të punojnë në apartamentet e tyre ata që kanë vendosur t’i bëjnë me shpenzimet e tyre.

EDI RAMA: Është shumë e rëndësishme të aplikojnë se do t’i japim diçka për shkallën e dëmit. Sado pak të kushtojnë për familjen nuk janë asgjë, prandaj ne do të bëjmë një listë me qytetarët sipas shkallës së dëmit. Bashkia të shkojë shpi më shpi që të nxisë qytetarët për të aplikuar.