Ish kryeministri, Sali Berisha ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e tij të plotë për protestën që pritet të mbahet ditën e sotme nga qytetarët para ministrisë së Brendshme ku do kërkohet shkarkimi i Bledi Çuçit dhe ministres Mirela Kumbaro.
Postimi i Plotë:
Edi Rama arrogant mbron veten, Çuçin e familjes dhe Kumbaron, refuzon kerkesat e qytetarëve.
Sot qytetarët në protestë të fuqishme në orën 19:30 për largimin e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos. Mbështetje të plotë protestës dhe kërkesave të qytetarëve. sb
Sot në orën 19:30 do të nisë protesta e thirrur nga qytetarët ku do të kërkohet shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano si përgjegjës për tragjedinë e ndodhur në Potam të Himarës ku oficeri, Arjan Tase vrau 7 vjeçaren duke e goditur me skafin e tij.





