Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku kanë vizituar Shkollën Profesionale në qytetin e Elbasanit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se në këtë shkollë studiojnë 1400 nxënës, me +8% më shumë regjistrime në klasë të 10-të se viti i kaluar.

Ai thekson se arsimi profesional është një garanci absolute për punë.

“Në Shkollën Profesionale të qytetit ku studiojnë 1400 nxënës, me +8% më shumë regjistrime në klasë të 10-të se viti i kaluar, shifra optimiste që flasin për thyerjen e mentalitetit se arsimi profesional është i kategorisë së dytë.

Kjo shkollë me një larmi programesh studimi që i përgjigjen nevojave të tregut të punës; si TIK, Hoteleri Turizëm, Ekonomi Biznes, Termohidraulike, Tekstil Konfeksione, Shërbime Mjete Transporti, Mekanikë, Elektroteknikë etj. e cila po zbaton dhe Sistemin Dual, ku aktualisht janë rreth 300 biznese që ofrojnë praktikë mësimore për të gjithë nxënësit”, tha Rama.