TIRANE, 26 maj 2013– Kreu i Partisë socialiste, Edi Rama, theksoi sërish në profilin e tij në rrjetin social Twitter, se nuk do të njohë asnjë gjobë të vënë nga data 1 mars dhe deri në 23 qershor.

Sipas Ramës, nëse do të vijë në pushtet, nuk do të njohë asnjë gjobë, pasi ato po i vihen biznesit për presion elektoral. Ai shkroi në Twitter, se:

"Problem i madh dyndja e xhandarëve të Saliut për gjoba! Nuk do njohim asnjë gjobë të vënë nga 1 marsi deri në 23 qershor. Pikë.#RILINDJE".

Ai shkroi më tej se çdo njeri që merr gjobë nga këto gjobat e presionit për votën, duhet ta mbaje si çertifikatë që nuk është pëlqyer nga partia familjare e Saliut dhe pushteti i Saliut do t'i marrë të keqen, sepse pas 23 qershorit ato gjoba s'do të kenë asnjë vlerë.