Kryeministri Edi Rama ka komentuar miratimin e opinionit të Komisioni i Venecias me gjithë amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike.

Në një postim në Twitter, Rama vijon akuzat ndaj opozitës se po pengon studentët të ulen në dialog me të për tu dhënë zgjidhje kërkesave.

"Eh Artist, s'më vjen mirë për ty,po ti s've mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjojavetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë", shkruan kreu i qeverisë.