27 nëntori është data kur do të finalizohet projekti i bashkimit doganor në portin e Durrësit. 

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri tha se është rënë dakord për unifikim të Portit të Durrësit, duke e kthyer në doganën e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Shqipëria e Kosova i kanë mundësitë t’i paraprijnë krijimit të zonës ekonomike rajonale. Kemi dakordësuar të mbyllim një proces të mirëorganizuar për bashkimin doganor në portin e Durrësit. Porti i Durrësit nuk është vetëm porti i Shqipërisë zyrtare, por dhe i shqiptarëve të Kosovës. Porti duhet të kthehet në një doganë të njësuar të Shqipërisë e Kosovës. Kemi rënë dakord ta finalizojmë në mbledhjen e 27 nëntorit. Ministrat e Financave kanë marrë dakordësinë”, tha Rama.