Kryeministri Edi Rama si çdo mëngjes dhe sot e ka nisur ditën duke kujtuar një ndër punët e fundit që ka bërë qeveria e tij. Sot ai ka postuar disa foto të stadiumi "Loro Boriçi" para dhe pas rikonstruksionit duke cituar se qeveria e tij ka investuar 30 milionë euro për sportin. "Mirmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të stadiumit Loro Boriçi në Shkodër më 2013 dhe këtë mëngjes.

Sot, në ditën ndërkombëtare të sportit mund të themi me krenari se brenda tre vjetëve e gjysmë investuam për sportin 30 milionë USD – më shumë se në 25 vitet e fundit të marra së bashku. Por kjo nuk mjafton, pasi Shqipëria që duam ka nevojë për akoma më shumë dhe më shumë do të bëjmë së bashku", ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook. Nuk kanë munguar as komentet në këtë postim, teksa kryeministri u është përgjigjur dhe disa prej tyre.