Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me kryeministrin malazez në lidhje me Bashkimin Evropian. Gjatë një paneli të përbashkët në Abu Dhabi, Rama u shpreh se nëse Bashkimi Evropian dështon, Podgorica do të jetë Brukseli i ri.
“Në rast se larg qoftë BE do të dështojë, Brukseli i ri do të jetë Podgorica. Prandaj jemi kaq të ngushtë, për 500 mln njerëz Podgorica do të jetë kryeqyteti me Malin e Zi në qendër” tha Rama.





