Kryeministri Edi Rama ka folur nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku u lidh edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e njohur të Vjenës, Boku, nuk i kurseu batutat.
Ai ‘ngacmoi’ me humor rektorin në Universitetin e Vjenës, Hubert Hasenauer, duke e imagjinuar se si do të jetë takimi i këtij të fundit në botën e përtejme me Shën Pjetrin.
Kreu i shtetit, tha me humor se Hubert do të shkonte në parajsë, pasi kishte bërë një të mirë për UBT-në në Tiranë.
“Jam rritur nga gjyshja. Të mos harrojmë asnjëherë, takimi i fundit është më i rëndësishëm, me një burrë të vjetër, që quhet Shën Pjetër. Duhet të kesh mbaruar punë me këtë botë. Ai do të pyesë; çfarë ke bërë në botën që le pas dhe nuk mjafton që të thuash; isha një njeri i mirë, bëra punën time. Sepse ajo çfarë është kyç për biletën për parajsë, është ajo që bën për të tjetër. Hubert, s’kam dyshim që je njeri i mirë, që ke qenë njeri i suksesshëm. Kur të shkosh te Shën Pjetri do ti thuash; unë ndihmova UBT në Tiranë, ai do të thotë; Biri im, meriton të shkosh në parajsë menjëherë. Mbaje mënd këtë. Ju do të më mbani mend dhe mua. Shën Pjetri do të jetë kaq i lumtur se ke ndihmuar dhe Shqipërinë. Shumë faleminderit dhe amanet Bardhin”, tha Rama.