Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh me prindë dhe mësues në gjithë vendin për të diskutuar rreth kufizimeve të rrjeteve sociale për nxënësit e shkollave, sic është TikTok.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale foto nga diskutimet që po zhvillohen në shkolla të ndryshme të vendit mes stafeve mësimore dhe prindërve, duke bërë edhe një bilanc deri në këtë moment.
Kreu i qeverisë shkruan se janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve.
“Vijon diskutimi me prindërit në shkollat e Tiranës, Shkodrës, Lezhës, Mamurrasit, Malësisë së Madhe, Hasit, Vaut të Dejës, Kurbinit, Beratit, Dimalit, Poliçanit, Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Peqinit, Prrenjasit, Gramshit, Tepelenës, Përmetit dhe Vlorës me fokus kufizimi i rrjeteve sociale si TikTok.
Deri tani, janë zhvilluar 394 takime me pjesëmarrjen e 14 mijë prindërve, që po kontribuojnë me ide dhe sugjerime për të adresuar sfidat që sjell teknologjia”, – shkruan Rama.