Kryeministri Rama është i njohur për komentet me “spec” në rrjetet sociale. Ai shpeshherë i përgjigjet me humor e ironi ndjekësve të tij në Facebook.
Por sot kreu i qeverisë ka fituar vëmendje me një foto që ka postuar, që shoqërohet nga një fragment nga filmi i njohur shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”, por personazhet i ka ‘shndërruar’ në ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD-së Lulzim Basha si dhe aleatin e tij Nard Ndoka.
“Kur futesh në rrjetë pa top”, shkruhet brenda foto-montazhit, ndërsa Rama e ka shoqëruar vetëm me disa emoji të qeshura.





