4tetor 2015 – UET i dha titullin "Honoris Causa" trajnerit të Kombëtares Gianni De Biasi. 
I pranishëm në ceremoninë e nderimit ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e ka cilësuar italianin, "një kapiten që mori në dorë një skuadër dhe i mësoi të jetë e vërtetë". “Rezultatet e kombëtares kanë ardhur si pasojë e një filozofie të re të lojës. Trajneri ynë ia ka përcjellë edhe publikut ndryshimin e madh që i ka sjellë kombëtares.

Është e rëndësishme edhe për të bërë diferencën, për të treguar se jemi ndryshe. Për të treguar se dimë të respektojmë kundërshtarin dhe të pranojmë fitoren dhe humbjen", u shpreh kryeministri.Në fund të ceremonisë Rama gjeti kohë të bënte dhe pak humor duke luajtur rolin e kamarierit për t'i shërbyer bashkëshortes së trajnerit, Paola De Biasit.

/portali DurresLajm/