Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ai i Kosovës, Isa Mustafa kanë kaluar jo mirë në darkën që po konsumonin në Sarajevë, edhe me kryeministrin Rama në tavolinë.

Sipas gazetës serbe “Blic”, Vuçiç i ka kërkuar llogari Mustafës në lidhje me një vendim të qeverisë së Kosovës, për kalimin në pronësi të kësaj republike të aseteve të Ish-Republikës Jugosllave.

“Ju nuk mund t’i grabisni kështu pronat tona”, i ka thënë Vuçiç Mustafës, duke argumentuar se ato asete te ish-regjimit të Titos i përkasin Serbisë.

Ndërkohë, gazeta serbe nuk thotë gjë për Ramën në këtë moment dhe nëse ka ndërhyrë për të qetësuar gjakrat mes tyre.