TIRANË, 13 prill 2013 – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama refuzon ftesën e kryeministrit Berisha që të bien dakord për votat e emigrantëve.
Në një postim të faqen e tij personale në Twitter, Rama shkruan: “Cfarë paniku prej verës së vetmisë së madhe! Propozim në hava për votën e emigrantëve kur e kundërshtoi tetë vjet rresht! Koha për të ikur”.
Nga Librazhdi, ku inauguroi segmentin rrugor Hotolisht-Frarë, kryeministri Berisha ka ftuar kryesocialistin Rama në negociata për t'u dhënë mundësinë emigrantëve shqiptarë të ushtrojnë vullnetin e tyre përmes votës në 23 Qershor.
Duke iu referuar akuzave të Ramës në Milano, përmes të cilave bëri përgjegjës Kryeministrin, Berisha i bëri thirrje të mos i druhet votës së tyre, ndërsa garantoi se qeveria do të mundësojë teknologjinë më moderne për t'u dhënë mundësinë qoftë përmes votimit online apo në Ambasada.





