TIRANE – Kreu i PS-së, Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në Twitter pas akuzave të kryeministrit Berisha për propozimin e socialistëve për taksën progresive.

“Sot KM ynë thotë që dhe Amerika e ka kapur që taksa e sheshtë është optimale, kurse progresivja është dordolec! Kush është dordoleci mes tyre?”,- shkruan Rama.

Sipas tij, pardje në SHBA u betua Presidenti që mori votën për të ulur taksat e 95% të amerikanëve dhe për të bërë që kush fiton më shumë të paguajë më shumë.

Berisha deklaroi sot gjatë mbledhjes së qeverisë se taksa e sheshtë është me optimalja, ndërkohë që ajo progresive, etiketuar prej tij si Taksa e Kolekës, është e rrezikshme.