27 prill 2015 – Kreu i qeverisë, Edi Rama, me ton të ashpër foli sot në mbrëmje, në emisionin e Rudina Xhungës, për fushatën në përgjithësi e për kandidaten e Durrësit në veçanti.
Ai vlerësoi femrat që ka kandiduar PS-ja për bashki të ndryshme të vendit, ndonëse nga publiku i gjerë ato nuk njihen. Por kjo nuk i ka bërë përshtypje Ramës kur i pyetur për të njëjtën gjë për kandidaten demokrate të Durrësit tha thjesht: Larg qoftë të fitojë Durrësin!.
Ndërkaq, Xhunga iu drejtuar me pyetjen: Po nëse ndodh? Rama nuk iu përgjigj, duke bërë që vetë gazetarja ta kthejë përgjigjen: Apo nëse ndodh, ndodh.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”