18 maj 2015 – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Këtë lajm e bën të ditur media serbe ‘B92’, sipas të cilës Vuçiç i ka telefonuar Ramës dhe ka biseduar gjatë me të lidhur me vizitën e tij në Tiranë.

Burime pranë kryeministrit serb Vuçiç kanë konfirmuar se Vuçiç e ka konfirmuar vizitën e tij në Tiranë më 27 maj.

Për herë të parë për vizitën në Tiranë, Vuçiç foli në Sarajevë, duke theksuar se do të vizitonte Shqipërinë për të biseduar me kryeministrin Rama për situatën në rajon, veçanërisht në Maqedoni.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/