Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin e së dielës “Flasim” për çmimin e naftës dhe rolin e Bordit të Transparencës.

Ai tha se bordi nuk vendos çmimin arbitrarisht dhe nuk do të ulë çmimin në mënyrë që të rrezikojë furnizimin e tregut.

Rama shpjegoi se çmimi tavan i naftës përcaktohet sipas tregut ndërkombëtar dhe Bordi thjesht monitoron lëvizjet e tij, duke ndaluar çdo manipulim nga operatorët që mund të dëmtojë konsumatorët.

Ai u shpreh se qeveria do të bëjë gjithçka për të siguruar që situata të jetë transparente dhe konsumatorët të mos preken nga vendimet e Bordit.

Fjala e Kryeministrit:

“Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin duke vënë në rrezik kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe vetëm mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk u lejon operatorët të që luajnë pas kurrizit të konsumatorëve. Roli është të sigurojë transparencë dhe të jetë në vëmendje për të mos lejuar shkeljen e vendimit të tij. Do bëjmë çmos që deri në përfundim të kësaj situate të jetë transparente dhe asgjë e tepërt të mos cenojë konsumatorët”.