Kryeministri Edi Rama u shpreh se vendi është pranë finalizimit të një marrëveshje për të marrë 360 mijë doza vaksina nga AstraZeneca.
Rama u shpreh se kanë vazhduar komunikimet me shtetet mike për të marrë sasi të tjera vaksinash. Kreu i qeverisë tha i bindur se plani për vaksinimin e popullsisë brenda 14 muajsh është i realizueshëm.
“Presim nga dita në ditë të kemi një konfirmim të rëndësishëm për të finalizuar marrëveshjen për 360 mijë doza të vaksinave AstraZeneca një orë e më parë. Mbrëmë kemi pasur një tjetër kontakt me një tjetër shtet mik në kuadër të kontakteve që kemi stabilizuar me disa shtete dhe aty kemi shpresa realiste që do të kemi një sasi tjetër. Mbetemi të bindur që skenari A ai i vaksinimit i të gjithë popullatës, atyre që duan të vaksinohen, të realizohet, që do të thotë brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë vaksinimin.
Kur erdhën vaksinat në fillim dhe nuk i prita unë ju e hapët syrin shumë fort dhe pretenduat të kundërtën që pse vijnë fshehtas, pse nuk i shihnim, në vendet e tjera dalin vetë kryeministrat, këta po bëjnë propagandë, ku shkojmë është kundërta, pse shkojmë, ç’është kjo propagandë? Kështu që Duke qenë se njerëzimi dhe veçanërisht kombi ynë në shekuj nuk e zgjidhi dot kurrë dilemën çfarë uji t’i japësh gomarit unë kam vendosur që të bëj atë që mendoj se është e drejtë dhe pastaj sipas rastit e vlerëson gomari a duhet i ngrohtë, apo duhet i ftohtë.
Gomari jam unë, gjithmonë kuptohet se mbaj ngarkesën, mbaj të sharën, por kam një të mirë që jam gomar që e çoj në destinacion ngarkesën gjithmonë, Pavarësisht se ata që Faik Konica i quan dembelët e Shqipërisë nuk më lenë rehat asnjë moment. Jam mësuar dhe me ta se ma bëjnë më të lehtë rrugën dhe më japin më shumë energji dhe më shumë vendosmëri.“- tha Rama.





