Brenda vitit 2024 do të nisë ndërtimi i godinës së re të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore 2.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social “Facebook”.
Rama shprehet se ky investim i rëndësishëm do të lehtësojë dhe mbështesë më tej mirëfunksionimin e kësaj qendre.
“Brenda vitit 2024 nis ndërtimi i godinës së re të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore 2, një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë dhe mbështesë më tej mirëfunksionimin e kësaj qendre.
Mirënjohje për punën e palodhur që stafi i Urgjencës Mjekësore bën çdo ditë në shërbim të qytetarëve”, shkruan Rama në postim.