Kryeministri, Edi Rama, ka deklaruar se Xhamia e Plumbit do të jetë gati për besimtaret dhe vizitorët, brenda vjeshtës së këtij viti.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, teksa thotë se ky objekt kulti është cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës, kreu i qeverisë, thotë se punimet po ecin me ritme të shpejta për ta kthyer aty ku i takon.

“Brenda vjeshtës së këtij viti, Xhamia e Plumbit do të jetë gati për besimtaret dhe vizitorët.

Punimet po ecin me ritme të shpejta për ta kthyer aty ku i takon këtë objekt kulti të veçantë, të cilësuar si një ndër 50 monumentet më të bukura të botës. #VetëmPërpara”-shkruan Rama.