Ish-kryeministri Berisha ka reaguar për incidentin mes Policisë Bashkake dhe pronarit të piceri “Erës”. Ky i fundit është përplasur përsëri me Policinë Bashkiake ditën e djeshme.

Policia Bashkiake shkoi t’i sekuestronte depozitat, gazin dhe gjeneratorin, pas një proteste të banorëve për ndotje akustike.

Mirëpo, pronari i picerisë e cilëson si hakmarrje, për dhunën që ai denoncoi se Policia e Shtetit kishte ushtruar ndaj tij ditë më parë.

Mirëpo, ish-kryeministri Berisha thotë se operacioni i Policisë ndaj piceri “Erës” është hakmarrje e Ramës.

Ai shkruan në “Facebook” se AltiN Bamllari mbajti Ramën tre javë me pica falas kur zhvillohej greva e urisë për zgjedhjet e vitit 2009 kur Rama në opozitë kërkonte hapjen e kutive.

 

STATUSI I SALI BERISHES NE FACEBOOK

Këta janë picëshkalë!!

Hakmarrje primitive! I nxori më të majmur me picat e tij nga e ashtuquajtura grevë urie, tani i shkatërrojnë biznesin!

Të dashur miq, prej dy javësh bandat me uniformë keqtrajtojnë fizikisht, terrorizojnë familjarisht dhe tani i shkatërrojne biznesin duke i ndërprerë korentin, gazin dhe ujin pronarit të piceri Era.

Edi Rama po ja shpërblen me urrejtje furnizimin që ai i bëri me mijëra pica gjate tre javëve të grevës së urisë në bulevard. Këta janë bukëshkalë e picëshkalë! sb