Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar Socialist dhe kabinetin e ministrave ka folur në lidhje me akuzat që hidhen ndaj tij se ai kontrollon SPAK-un. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se ai shkoi derë më derë sa në Berlin sa në Bruksel për të kërkuar aleancë për vettingun. 

Ai më tej shtoi se nuk ka çfarë i duhet kontrolli i SPAK ku sipas tij nuk mund të ndahen në dysh natë e ditë pasi disa tjerë poshtë tij flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit.

Përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Ka disa që thonë që unë nuk e kam menduar se do vinte kjo ditë. Reformën na i imponuar ambasadorët, kurse më të fantaksurit thonë që SPAK bën ca i them unë. E para unë mund të mos jem shumë i zgjuar, por edhe kaq fare idiot sa të shkoja derë me derë, sa në Berlin sa në Bruksel për të kërkuar aleancë për vettingun, të cilin në ato fillime as në Berlin as në Bruksel nuk e pranonin. Pastaj në Uashington për të kërkuar aleanca për krijimin e BKH. Le ti hapin kartat, BKH është në programin tonë në 2009.


Si na i imponuan reformën ambasadat, kur ne na u desh shumë kohë për ti bindur ata për domosdoshmërinë e këtij ushtrimi shumë të paparashikueshëm që donim të bënim dhe patjetër që vullneti ynë ishte pavarësimi i pushtetit politik, i drejtësisë nga pushteti politik. Po si mund të bënte vakti që të shkrueshmin gjitha ato analiza po të mos ishte vullneti i PS dhe vendosmëria për të mos u tërhequr nga presion real konkret duke parë detin para gjiri të Lalzit që do prishej koalicioni qeverisës sepse edhe sikur të vinte flota e gjatë amerikane nuk kalonte reforma në drejtësi.

Në rastin më të keq i keni live cdo sabah dhe çdo aksham bëhen për të ardhur keq. E çmë duhet mua kontrolli i SPAK? Që unë të shqyhem ne dysh ditë e natë, në krye të punëve që shumica në  këtë familje politike të bëjnë punën e tyre që disa ti bëjnë në gjumë dhe ti gjejnë në gjumë. E ndërkohë ta kontrolloj SPAK që ndonjë mes nesh, ca rrotull nesh të tjerë poshtë nesh të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit,” tha Rama.