Nuk ka vonuar reagimi i kreut të partisë Socialiste Edi Rama ndaj deklaratës së kryeministrit Berisha i cili u shpreh se personi që qeverisi Tiranën për 11 vjet si shpërblim për votën e qytetarëve, i mbylli atyre derën e integrimit.
Përmes Twitter Rama shprehet se qeveria që do dalë nga vota për një Rilindje Shqiptare do bëjë për Tiranën gjithçka që u pengua nga pushteti i votave të vjedhura të vitit 2009-2011.
"Jam dakord me Saliun, pas 23 qershorit Tirana do njohë një hov të ri zhvillimi! Ne do risjellim fuqinë transformuese të fillimviteve 2000"- Shkruan Rama.