Nga qyteti i Durrësit, kryeministri Edi Rama ka denoncuar punesimet partiake edhe ne Portin e Durresit.
“Boll është bërë Shqipëria si kalaja e Rozafës, ndërto ditën e prish natën, të dielën do vendosim që s’ka më natë për Shqipërinë.
Në Portin e Durrësit janë tre familje që bëjnë ditën dhe shbëjnë natën. Janë larguar specialistë me përvojë, janë larguar njerëzit e duhur për ta mbushur portin me njerëz që s'kanë lidhje fare me portin. Atyre njerëzve unë ju them shumë thjesht, s’ka problem, ju është dashur një punë dhe mënyra se si jepet një shans për të gjithë është hajde të të jap punën dhe më dorëzo këtu identitetin tënd, dinjitetin tënd, dhe nga çdo vend pune për çdo rrogë dua përqindjen për partinë, prandaj të gjithë ata që sot janë në punë të shtetit dhe i paguajnë përqindje një partie të tepsisë së pushtetit një gjë do fitojnë, s'do kenë më nevojë të paguajnë përqindje të imponuar nga rroga e tyre”, tha Rama.





