TIRANE, 27 shkurt 2013– Paraditen e së mërkurës, kryesocialisti Rama ka thirrur një mbledhje jashtë radhe të grupit parlamentar socialist. Raportohet se mbledhja ka qenë e karakterit organizativ dhe kreu i PS-së ka kërkuar nga deputetët të zbresin në takime me bazën pasi afrimi i mbajtjes së zgjedhjeve kërkon një impenjim edhe më madh prej tyre.
Më tej, kreu opozitar Rama i ka kërkuar të mandatuarve socialistë që të intensifikojnë komunikimin me bazën e PS-së dhe të prezantojnë platformën e programit për një Rilindje Shqiptare dhe të raportojnë në selinë rozë çdo aktivitet të tyre. “Duhet të luftojmë për çdo votë",- mësohet të jetë shprehur Rama.
Një rëndësi të madhe kanë marrë dhe rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter, ku Rama ka kërkuar një prezencë më aktive nga deputetët.





