Kryeministri Edi Rama ka dërguar në Presidencë për dekretim emrat e 8 ministrave të rinj dhe zëvendëskryeministrit, Erion Braçe.
Në zyrën e kreut të shtetit kanë mbërritur emrat e ministrave të rinj.
Shtatë ministrat e rinj të qeverisë "Rama 2" vijnë kryesisht nga administrata shtetërore ndërkohë që Erjon Braçe do emërohet zv/kryeministër në vend të Senida Mesit. Dy ministra janë nga Kosova.
Në konferencën e fundvitit Rama shprehu bindjen se Meta nuk do krijonte pengesa për dekretimin e tyre.
Pritet që më 21 janar kur të rinisë parlamenti, ministrat të votohen dhe të marrin zyrtarisht detyrën.
Ministrat e rinj
Erion Braçe, Zv.kryeministër
Besa Shahini, ministre e re e Arsimit
Belinda Balluku, ministre e re e Infrastrukturës dhe Energjisë
Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme
Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë
Blendi Çuçi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Eduard Shalsi, ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit
Elva Margariti, ministre e Kulturës
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ministrat që u larguan
Senida Mesi, Zv.kryeministre
Arben Ahmetaj, ministri i Financave
Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe energjisë
Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm
Lindita Nikolla, ministrja e Arsimit
Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit
Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës





