Kryeminirstri Edi Rama dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim kanë darkuar së bashku mbrëmjen e sotme.
Mësohet se ata janë takuar në kryeqytet, por ende nuk dihet se cilat kanë qenë temat në fokus të bisedës.
Ky takim vjen pak orë pasi SPAK lëshoi urdhër arresti për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe pak ditë pas lirimit të ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.
Në lidhje me këtë të fundit Ambasada Amerikane mbajti një qëndrim të fortë, teksa Kim bëri thirrje që ti jepej fund pandeshkueshmërisë.
“I bëjmë thirrje institucioneve gjyqësore që të vazhdojnë të demonstrojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri”, thuhej në reagimin e ambasadores Kim.