DURRES, 18 mars 2013 – Para transfertës së vështirë të Oslos kombëtarja shqiptare është grumbulluar në Durrës. Pasditen e sotme kuqezinjtë e De Biassit kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, por grupi i lojtarëve nuk ishte i plotë, pasi ende pritet të vijnë disa prej lojtarëve.

Ndonëse me mungesa të shumta italiani zhvilloi një seancë të plotë stërvitore me 18 futbollistët e pranishëm në fushë. Sot ishin të pranishëm në seancën stërvitore Berisha, Veliu, Bulku, Lila, Agolli, Basha, Salihi, Cani, Yjkani, Osmani, Arapi, Curri, Mavraj, Vila, Meha, Rama dhe Bogdani, ndërsa pritet që grupit t’i bashkohen edhe Cana etj, që mbërritën sot në darkë dhe që nga dita e nesërme do të jenë në dispozicion të De Biassit.

Në seancën e sotme kuqezinjve iu janë bashkuar dy lojtarë, të cilët grumbullohen për herë të parë në kombëtare. Bëhet fjalë për Veldet Ramën dhe Migjen Bashën. Dy lojtarët u shprehën se ndihen mirë me grupin dhe se po presin me padurim të zbresin në fushë për të ndihmuar skuadrën, por ata ende nuk kanë marrë “OK-in” nga UEFA.

/m.l. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/