Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha janë larguar sot nga aeroporti i Rinasit nga e njëjta derë në një distancë kohore prej 2 minutash.

Ndërkohë që ka aludime se mund të kenë pasur një takim në sallën VIP, në prani të komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi.

Rama dhe komisioneri patën një konferencë të përbashkët ditën e sotme, ndërsa Basha e ka takuar Varhelyi në ambientet e brendshme të Rinasit, ku padiskutim fokusi i bisedës ka qenë mbajtja e zgjedhjeve të së dielës së 25 prillit.

Komisioneri për zgjerimin tha se duhet të hetohen të gjitha pretendimet e palëve sa i takon fenomenit të blerjes së votave dhe rezultatit final të zgjedhjeve.

Rama edhe njëherë tjetër tha se është i hapur për bashkëpunim me opozitën dhe ftesa për PD-në është ende e hapur.