Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministrin e Brendshëm, BledI Çuçi kanë mbërritur në Liban për operacionin e riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve nga kampet në Siri.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama bën me dije se nesër gratë me fëmijët do të sillen në Shqipëri, ndërsa thotë se operacioni ishte shumë i ndërlikuar dhe u krye falë ndihmës së gjeneralit Abass Ibrahim.
“Beirut, Liban – Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim”





