Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi kanë vizituar sot disa lagje të prekura nga tërmeti në Durrës.

Kreu i qeverisë ka njohur komisionerin me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, ndërsa i bëri me dije zyrtarit se qeveria ka në plan që të ndërtojë në këtë qytet 1 ose dy lagje, ku do të vendosen familjet e prekurave.

“Po fillojmë planin për të ndërtuar në Durrës 1 ose 2 lagje. Kishte godina që i rezistuan shumë mirë tërmetit, duke marrë parasysh parametrat.”, tha Rama. Teksa i paraqiste një tablo të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti zyrtarit të BE, një grup banorësh kërkojnë që të flasin me kryeministrin.

Banori: Zoti kryeministër, mund të flasim të lutem.

Rama: Mirë?! ( Përshëndet banorët me dorë) Ça halli ke?

Banori: Ke një muaj e ca që ishte këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.

Rama: Po pse ku ke parë ti që të bëhet gjithë kjo në një muaj e gjysmë?! (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara)

Banori: Po kemi parë.

Rama: Po ke parë po.