Kryeminstri Edi Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ishin të pranishëm sot në Shijak për të përuruar godinën e re arsimore, një shkollë me standarte moderne për 370 nxënësit e Maminasit, me 15 klasa, 1 palestër, 3 laboratorë, bibliotekë në 3000 m², një mundësi të re për fëmijët, mësuesit dhe komunitetin.
Kryebashkiaku Arbana theksoi se shkolla e mesme e bashkuar “Kajo Karafili” u ndërtua në kohë rekord.
Gjithashtu sot u dhanë çelësat e shtëpisë së re për disa banorë të Maminasit. Në këtë njësi administrative po ndërtohen 150 shtëpi, të cilat përfundojnë brenda dhjetorit.
Postimi i kryebashkiakut Elton Arbana:
KRYEMINISTRI EDI RAMA në SHIJAK
Sot Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ishin të pranishëm në Maminas, Shijak ku përuruam shkollën “Kajo Karafili”.
Kjo shkollë u dëmtua rëndë nga tërmeti i #26Nëntorit dhe në kohë rekord u ndërtua shkolla e re me standarte europiane, më e madhe, më e sigurtë dhe më e bukur se më parë.
370 nxënës, 15 klasa, 1 palestër, 3 laboratorë, bibliotekë në 3000 m², një mundësi të re për fëmijët, mësuesit dhe komunitetin.
Faleminderit Kryeministrit dhe Qeverisë shqiptare për çdo premtim të mbajtur!
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!





