Të dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti duket se kanë shkrirë akujt mes tyre. Gjatë ceremonisë mortore ku është përcjellë arkëmorti i ish-kryeministrit Fatos Nano, Rama e Kurti shihen duke biseduar ndërsa ecin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Kujtojmë që Rama dhe Kurti patën një përplasje në lidhje me Gjykatën Speciale dhe procesin gjyqësor të ish liderëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.








