Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me situatën në Aeroportin e Vlorës, duke e krahasuar atë me aferat e inceneratorëve.

Sipas Sali Berishës, Edi Rama dhe Belinda Balluku janë aksionerë të vërtetë të aeroportit të Vlorës.

Në konferencë me gazetarët, Berisha kritikoi vendimin e qeverisë për ndërprerjen e kontratës me kompaninë e biznesmenit Behgjet Pacolli, duke argumentuar se një mosmarrëveshje mes partnerëve privatë duhet të zgjidhet përmes rrugëve gjyqësore ose arbitrazhit dhe jo me ndërhyrjen e shtetit.

Sipas Berishës qeveria shqiptare rrezikon te paguaje gjobe deri ne 500 mln euro, ndersa akuzoi Ramen dhe Ballukun se kane përcaktuar për veten e tyre 130 milionë euro bileta të munguara.

“Aeroportet e Edi Ramës janë më keq se djegësat e tij.Në një akt skandaloz, të paprecedentë, Edi Rama vendos që problemet midis dy partnerëve privatë në aeroportin e Vlorës, të zgjidhen jo si në gjithë botën me rrugën gjyqësore apo arbitrazhet, midis tyre pa pasur asnjë implikacion për shtetin dhe taksapaguesit, vendos të bëhet palë, të prishë kontratën me Pacollin.