Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar ditën e sotme, investimin e bërë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, më konkretisht, në sektorin e kardiokirurgjisë.

Rama u shpreh se me investimet e bëra do të zgjerohen shërbimet në Shërbimin e Ri të Kardiologjisë.

“Pas përballimit me sukses të situatës së pandemisë, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të zgjerojë shërbimet, me super investimin në Shërbimin e Ri të Kardiokirurgjisë, teksa ka përfunduar edhe investimi në laboratorin ultramodern, pjesë e rrjetit të laboratorëve publikë, me standarde ndërkombëtare” shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërsa në fjalën e saj Manastirliu u shpreh se një doktor nga Gjermania do të vi në Shqipëri dhe do të bëhet pjesë e strafit të kardiologjise tek “Shefqet Ndroqi”.

“Një kardiokirurg do të nga afrohet nga Gjermania, doktor Fagu, i cili po bëhet gati për tu shkëputur nga atje dhe do do bashkohet stafit të “Shefqet Ndroqit”. Me një iniciativë shumë të rëndësishme”, tha Manastirliu.