Kryeministri Edi Rama, së bashku me kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, kanë zhvilluar një inspektim në kantierin e punimeve që po zhvillohen në hyrje të qytetit bregdetar.
Sako shprehet se ky investim është shumë i rëndësishëm dhe se punimet po ecin me ritme të larta.
Postimi i plotë:
Durrës – Në kantierin e sapohapur të hyrjes së Durrësit, një aks 1.3 km i gjatë që do të rindërtohet tërësisht, duke nisur nga nyja e Shkozetit deri te stacioni i trenit në qendër të qytetit, e do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës rrugore; shtresat asfaltike; ndriçim, brez i gjelbër; korsi biçikletash; korsi për lëvizjen e mjeteve, duke i dhënë një pamje krejt tjetër portës tokësore të Durrësit