Kryeministri Edi Rama bën me dije lajmin se qeveria do të nënshkruajë marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës për të strehuar personat që kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti i mëngjesit të sotëm.
Me anë të një statusi në Facebook, Rama shkruan se marrëveshja do të bëhet që familjet e mbetura pa çati të kenë një vend për t’u strehuar për të mos e kaluar dimrin në çadra.
“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale,”– shkruan Rama.





