TIRANE– 300 mijë vende pune sapo të vijmë në pushtet. Ky është premtimi i liderit të opozitës, Edi Rama, i cili gjatë një interviste në televizionin “Albanian Screen” tha se PS do të mundësojë hapjen e plot 300 mijë vendeve të reja pune gjatë mandatit të parë qeverisës.

"Ne kemi përcaktuar një objektiv shumë ambicioz, 300 mijë vende të reja, duke patur parasysh hapësirën shumë të madhe për punësim që ka sot fshati. Kushte për lirinë që të funksionojë dhe për konkurrencën që t’u japë krahë atyre që kanë më shumë aftësi, dhe nga ana tjetër nëse do të stimulojmë arsimin profesional ne mund të realizojmë këtë objektiv ambicioz”,- deklaroi Rama.

Ndërkohë i pyetur për listën e kandidatëve me të cilët PS do të paraqitet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm Rama tha se grupi aktual i deputetëve e ka justifikuar besimin në këtë mandat.