Rama u ndal sot në Divjakë, në një kompleks të madh të serave për kultivimin e fidanëve në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri nëpërmjet një statusi në “Facebook” shkruan se mandati i tretë qeverisës i Partisë Socialiste, do të sjellë më shumë mbështetje për sipërmarrjen në bujqësi dhe peshkim.

“Ne do ta arrijmë objektivin e 1 miliardë € eksporte bujqësore në vit”, shton shefi i qeverisë.“Falë një njeriu të apasionuar fort po edhe falë mbështetjes së AZHBR, në një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh prodhohen çdo vit mbi 15 milionë fidanë.

Kjo serë xhami me teknologji moderne nga Hollanda, furnizon me fidanë jo vetëm tregun vendas por edhe tregun e huaj”, shkruan Rama.

Postimi i plotë:

RESPEKT

Divjakë – Në kompleksin më të madh të serave për kultivimin e fidanëve në Ballkanin Perëndimor, ku falë një njeriu të apasionuar fort po edhe falë mbështetjes së AZHBR, në një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh prodhohen çdo vit mbi 15 milionë fidanë

Kjo serë xhami me teknologji moderne nga Hollanda, furnizon me fidanë jo vetëm tregun vendas por edhe tregun e huaj.

Për zgjerimin e saj, “Lisar Seedlings” është mbështetur edhe nga programi IPARD

Mandati i Tretë do të sjellë më shumë mbështetje për sipërmarrjen në bujqësi e peshkim dhe ne do ta arrimë objektivin e 1 miliardë € eksporte bujqësore në vit