DURRËS,  1 tetor 2014 – Kryeministri Edi Rama paralajmëron rritjen më tej të akcizës së cigareve. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kreu i Qeverisë gjithashtu vlerëson zbatimin rigoroz të ligjit antiduhan, ndërsa e konsideron si inkurajues uljen e shifrave të konsumit të duhanit.

“Ulja e shifrave të konsumit të duhanit një tregues inkurajues që do t’a përmirësojmë akoma përmes rritjes më tej të akcizës së cigareve.

Edhe zbatimi rigoroz i Ligjit Antiduhan është pjesë e kësaj beteje të programuar për uljen afatgjatë të sëmundshmërisë nga konsumi i cigares”, thekson Rama në komentin e tij.

/marrë nga Albpress/