Kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të shikimit në shkolla.

Teksa thotë se rreth 12, 974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura, kreu i qeverisë thotë se edhe gjatë vitit 2024 do të vijojë mbështetja financiare për Programin e Depistimit të Shikimit për nxënësit në shkolla.

“Mbi 107 mijë fëmijë kanë përfituar nga programi i depistimit të shikimit në shkolla.

Rreth 12, 974 nxënës janë referuar për vizitë tek mjeku specialist për ndjekjen e problematikave të shfaqura.

Me politikat e orientuara drejt parandalimit, vijojmë edhe gjatë vitit 2024 mbështetjen financiare për Programin e Depistimit të Shikimit për nxënësit në shkolla”-shkruan Rama.