Ndërkohë që para Kryeministrisë janë grumbulluar protestues nga mbarë vendi në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar, kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat, nga ku kërkon që në zgjedhjet e 30 qershorit të marrë dy bashkitë, që aktualisht i drejton LSI-ja, atë të Beratit dhe të Gjirokastrës.
Ai tha se qeveria në mandatin e ardhshëm do të investojë për të rritur në 300 mijë numrin e vizitorëve.
“Një program i veçantë bashkëpunimi i qeverisë dhe bashkive Gjirokastër dhe Berat pasi t’i ketë dorëzuar “doktoresha” dhe t’i kemi marrë ne dhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, do të bëj që në mandatin e ardhshëm të bëjmë një transformim të madh. Kemi vajtur nga 13 mijë ne 110 mijë vizitorë, në 4 vjet në 4 vitet e ardhshme duhet të shkojmë 300 mijë vizitorë”, tha Rama.





