Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me një deklaratë të OKB, ku përmendet normalizimi i Prishtinës dhe Beogradit, dhe jo Kosovës e Serbisë, referuar dakordimit të arritur në takimin e së shtunës në Ohër.
Ndërkohë që nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me mos nënshkrimin e marrëveshjes nga Aleksandër Vuçiç, ai ka zgjedhur të tregohet “i ashpër” me OKB-në, ndërsa i ka kërkuar sqarim të menjëhershëm në lidhje me mospërmendjen e Kosovës në deklaratë, por dy shteteve i janë referuar me kryeqytetet , pra Prishtinë e Beograd.
Në reagimin në Twitter, Rama ka ngritur pikëpyetje nëse ky është një lapsus apo një gabim serioz.
“’Beogradi dhe Prishtina’?! Një gabim serioz apo një gabim? Emri zyrtar i saj është ‘Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’ dhe do të ishte e papranueshme nëse OKB nuk do ta përdorte këtë emër të duhur qëllimisht. Ju lutemi jepni sqarime menjëherë”, shkruan Rama.