VJENE, 24 prill 2013– Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama njoftoi sot se ndodhet në një drekë pune me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier.
Kreu i opozitës ka njoftuar lajmin për drekën e punës në Vjenë, me një postim në profilin e tij në "Twitter".
Sipas Ramës, objekt i bisedës, cilësuar prej tij si e frytshme janë zgjehdjet dhe KQZ.
“Zgjedhjet si provë për Shqipërinë dhe kriza e KQZ, objekt i bisedës së frytshme”,- shkruan Rama.





