Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana shkruan:
Pas përmbledhjes së punës tre vjeçare të bashkisë Shijak për qytetin dhe Njësitë Administrative që e paraqita te Kryeministri, ndjehem i motivuar dhe entuziast për reagimet pozitive që patëm dhe me përgjegjësinë për të vazhduar me të njëjtin ritëm shërbimin ndaj qytetarëve të Shijakut.
Për këtë realizova një takim me stafin e bashkisë, për t’i inkurajuar për punën e bërë si një skuadër dhe për të theksuar gjithashtu prioritetet që duhet të kemi parasysh për të ardhmen.
Falë mbështetjes së Kryeministrit Rama, Shijaku ka ndryshuar totalisht dhe po vazhdon të zhvillohet çdo ditë, për tu rilindur si një qytet europian.
Ku ka vullnet, ka zgjidhje!