“Rama premtoi shëndetësi falas për shqiptarët. Ai gënjeu”, shkruan në një postim në Twitter, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“OBSH raporton se 8% e familjeve shqiptare ranë në varfëri prej shpenzimeve të larta shëndetësore. Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Shëndetësia dhe ekonomia janë në kolaps”, shkruan Basha.
Më tej ai premton se do të sjellë shpresë për vendin tonë: “Së bashku do ta mundim këtë të keqe, do ta shërojmë Shqipërinë dhe do të sjellim shpresën dhe të ardhmen që dëshiron çdo shqiptar.”





