Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë kaluar natën në të njëjtin resort turk në Stamboll të quajtur “Sunset Grill & Bar”.
Një foto e tyre është publikuar nga vetë hoteli në fjalë në faqen e tyre zyrtare të “Instagram”.
“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zgjedhur atmosferën magjike të ‘Sunset’. Të ftuarit tanë të nderuar, shijuan mbrëmjen në resortin tonë”, shkruhet në faqen e resortit turk.
Fotoja është bërë gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës, ku u takua dhe me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdgoan.





