TIRANË, 23 korrik 2013 – Kryeministri i zgjedhur, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda kanë shtruar sot iftar për rreth 300 të ftuar, personalitete të ndryshme, në një prej lokaleve në periferi të Tiranës.

Ai ka mbajtur edhe një fjalë të rastit, ku tha se një nga vlerat më të rëndësishme, me të cilat Shqipëria duhet të krenohet sot është pikërisht harmonia e bashkëjetesa fetare. 
“Jemi të ndryshëm dhe të barabartë tek liria e besimit, që nuk vë cak tek liria e tjetrit. Ky është vendi ku secili prej nesh në cdo rast që kremtohert një ditë e shënuar e kalendareve fetare ndjehet mirë. Feja lidhet me lirinë, jo me dasinë, me vlerën e një bashkëjetese si urë me besimet e tjera. Kjo është trashëgimia unikale që në botën e sotme të konflikteve përbën një vlerë të jashtëzakonsdhme”, tha Rama, e cila duhet ruajtur si e tillë. 
Rama  shtoi më tej se pikërisht këto vlera, shpirti i bashkëjetesës në harmoni fetare, duhet kultivuar edhe tek gjereata e re. 
Më tej ai i përcolli Komunitetit Mysliman SHqiptar urimet më të mira për muajin e shenjtë. “Uroj një Ramazan të bekuar”, tha Rama.