Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka reaguar në lidhje me atentatin e ndodhur këtë pasdite në Mbikalimin e Shkozetit, ku ndër të tjera u plagos edhe prokurori Arjan Ndoja. Berisha shprehet se ky ishte një atentat mafioz qeveritar i porositur. Për ngjarjen ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Postimi i Sali Berishës:

Atentat mafioz qeveritar i paralajmeruar!

Miq, sot pasdite ne Durres u krye ndaj prokurorit Arjan Ndoja nje atentat shteteror mafioz i paralajmeruar. Ai ndodhet ne urgjencen e spitalit te Durresit ne gjendje serioze per jeten. Ndiqni videon! sb

Ndërkohë nënkryetari i LSI Petrit Vasili në një postim në rrjete sociale shprehet me ironi se Rama e mbajti fjalën, kurse thotë më tej se e ndëshkoi prokurorin me plumb.

Postimi i Petrit Vasilit:

Edi Rama e mbajti fjalen,prokurori Arjan Ndoja u ndeshkua me plumb!

Edi Rama 3 jave me pare deklaroi dhe kercenoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do ti shpetonte ndeshkimit.

Ja se cfare tha Edi Rama ne 7 tetor 2019:

“Javën e kaluara një rast flagrant i shkeljes së ligji, por jo vetëm i shkeljes së ligjit por të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit,” deklaroi Rama

Sot Arjan Ndoja u qellua me plumb.

Edi Rama foli, fjala u mbajt, ndeshkimi u krye…..me plumb bile